Çfarë tipi jeni, gishti ku mbani unazën tregon shumë për personalitetin tuaj
Unazat janë aksesorë mjaft të dashur për vajzat dhe tepër të veçantë, të cilat mund të kombinohen këndshëm sipas rastit. Por a e dinit se ato marrin kuptime të ndryshme, në gishta të ndryshëm.
Në gishtin e madh
Vendosja e unazës në gishtin e madh tregon se jeni një person i besueshëm dhe me personalitet të fortë.
Në gishtin tregues
Tregon se jeni një person me autoritet, fuqi dhe aftësi të jashtëzakonshme për të udhëhequr.
Në gishtin e mesit
Kur e vendosni unazën në gishtin e mesit, do të thotë se jeni një person i qendrueshëm që mban premtimet.
Në gishtin e katërt
Gishti i katërt lidhet me dashurinë. Nëse e mban në këtë gisht, do të thotë se po shijoni një fejesë apo martesë. Në raste të tjera, tregon se jeni kreativ dhe keni një shpirt të bukur.
Në gishtin e vogël
Vendosja e unazës në këtë gisht tregon se jeni një person inteligjent dhe i ndjeshëm.