Edhe pas kaq vitesh bashkë, Vesa Luma dhe Big Basta vazhdojnë të mos kuptohen ndonjëherë për shkak të...

Vesa Luma dhe Big Basta kanë 7 vjet bashkë, por ende nuk i kanë mësuar disa fjalë nga dialektet e njëri-tjetrit.

Fjala "bukë peshku" e ka ngatërruar çiftin së fundmi.

Bigu i cili është nga Tirana i thotë bukëpeshku ndërsa Vesa stiropor.

Përmes një postimi në Instastory, Vesa ka treguar se Bigu i kishte lënë porosi të hiqte bukë peshkun nga bagazhi dhe ajo kishte pritur për ndonjë peshk të vërtetë.

“700 herë më tha: ‘E kam lënë në makinën tënde bukë peshkun, të lutem hidhe rrugës’. Për sot e 700 vjet s’e kisha dit që stiroporit i thuhet ‘bukë peshku’. Prita që ka cof naj peshk në makinë”, shkruan Vesa.