FOTO/ Restaurohet pianoja e Tefta Tashkos, do të ekspozohet në Muze

"Po restaurohet pianoja e Tefta Tashko Koços" Lajmin e ka dhënë mjeshtri dhe studiuesi Frederik Stamati

"Problemet janë të shumta, - thotë ai. -  Fillimisht po punohet për të kthyer sa më pranë origjinalit, karkasën e drunjtë, e dëmtuar gjatë viteve të përdorimit.

Krahasimi i imazheve tregon rigjenerimin. Në foto paraqitet duke punuar Yljana Ylli, një vajzë e mrekullueshme në restaurim. Në përfundim të punimeve, pianoja do të jetë plotësisht në gjendje pune, e ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar."