Berisha: Protesta e djeshme e tejkalon çdo protestë të këtyre 30 viteve

Kryetari demokrat, Sali Berisha, e nisi konferencën e përjavshme duke folur për protestën masive.

“Dolën si misionarë të vërtetë, në protestën e datës 7 korrik, në përmasat e saj, në frymën dhe mesazhin, e kalon në këto 30 vite, çdo protestë tjetër.

Mbrëmë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, të gjithë ata që erdhën nga çdo skaj dhe lagje e Tiranës dhe Shqipërisë, nuk ishin aty për Sali Berishën. Nuk ishin aty thjesht për një protestë.

Ishin të gjithë misionarë, njerëz, burra, gra, të rinj dhe të reja në përmbushje të një misioni. Në këtë aspekt, forca e një tubimi madhështor të tillë nuk është e jashtëzakonshme, por është nukleare. Njerëzore nukleare,” tha Berisha.