Mos Romeo sapo konfirmoi ribashkimin e Borës dhe Donaldit?!

Bora dhe Donaldi janë rikthyer, kjo besohrt nga numri më i madh i ndjekësve të tyre por nga vet protagonistët nuk ka pasur asnjë konfirmim.

Ata nuk e kanë pranuar rikthimin edhe pse pas daljes së Donaldit nga shtëpia e BBV janë kapur disa herë “mat” së bashku.

Por një veprim i Romeos së fundmi nga ndjekësit u mor si konfirmim i ribashkimit të dyshes.

Romeo ka ripostuar në Instagramin e tij një video të një fan page të dyshes Bora -Donald, ku duket një fanse e tij duke kënduar këngën më të re të aktorit.

Ky veprim nxiti reagimin e ndjekësve ndërsa nuk ka pasur ndonjë reagim nga Romeo pas shpërthimit të komenteve.