VIDEO/ Tentuan të korruptonin policin për shkeljet rrugore, goditen 5 raste në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 5 raste të tjera të tentativës për mitëdhënie, nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar, në vende të ndryshme, automjetet me drejtues shtetasit E. Q., A. K. dhe M. P., M. A., dhe A. M., të cilët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma parash.

Njoftimi i policisë/ Tiranë            

Policia Rrugore e Tiranës godet 5 raste të tjera të tentativës për mitëdhënie, nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara.

Shkon në 90 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar, në vende të ndryshme, automjetet me drejtues shtetasit E. Q., A. K. dhe M. P., M. A., dhe A. M., të cilët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma parash.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.