Kokëdhima lojë e Ramës? Jo. Blushi dhe Havizi po. Ja çfarë thoshte Nano për Blushin...

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi (një ndërtuese rrugësh) u larguan nga Partia Socialiste, pasi Edi Rama nuk pranoi të bënte zgjedhje në parti, por improvizoi një referendum me banda për tu rikonfirmuar si kryetar.

Kjo ishte arsyeja sipas Ben Blushit.

Ndërsa Edi Rama hodhi poshtë akuzat duke thënë se Blushi donte të bëhej ministër, por e refuzova si një parazit.

Sot që Edi Rama ka nevoje për një "Sali Rexhep", opozitë fasadë, është vetëofruar Blushi dhe Hafizi.  

Blushi ka deklaruar se do te futet në zgjedhje përballë Edi Ramës dhe bandave.

Pse? Për atë që e thotë në çdo tavolinë: Po u bëra deputet, unë jam fituesi i zgjedhjeve. Dhe në nevojën e Edi Ramës për një "Sali Rexhep", është ofruar Blushi.

Fatos Nano nuk e kishte gabim kur thoshte: "Blushi është njësh për të qenë dysh". Edhe dysh nuk u bë dot. Fasadë dhe llogaritar i vogël po.