Berisha thirrje BE-së: Hapni negociatat me Shqipërinë. Rama demon i pushtetit dhe kryehajdut!

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje vendeve të BE, të çelin negociatat me Shqipërinë.

Nga sheshi i protestës para Kryeministrisë, Berisha tha se Rama nuk do hapjen e negociatave, sepse ato do të zbulonin vjedhjet dhe abuzimet e pushtetit. 

Berisha e quajti Ramën demon të pushtetit dhe kryehajdut të Europës. 

"Këtë javë shpresojmë që BE të vendosë hapjen e negociatave. Dhe u bëj thirrje nga kjo tribunë, të hapin negociatat me Shqipërinë, të mos shkojnë shqiptarët për Edi Ramën, i cili do çdo gjë, por jo negociatat, sepse ato do ta nxjerrin atë lakuriq siç është, demoni i pushtetit, kryehajduti i Europës", u shpreh Berisha.