Largohesh nga Milani? Donnarumma befason me përgjigjen e tij

Megjithëse është vetëm 18 vjeç, portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma prej një kohe të gjatë është në qendër të vëmendjes për shkak se shumë klube të mëdha evropiane interesohen për të marrë shërbimet e tij.

Pas përfundimit të miqësores kundër Holandës, Donnarumma është pyetur për të ardhmen e tij, por përgjigja e tij ishte befasuese.

“A do qëndrosh te Milani? Sonte jam kënaqur me Kombëtaren. Nga nesër do të mendojmë për ndeshjen e ardhshme të Milanit ndaj Pescaras”, u shpreh talenti italian i cili kaloi me diplomaci pyetjen thumbuese të gazetarit.

Kujtojmë që Italia mbrëmjen e djeshme fitoi 2-1 miqësoren e luksit kundër Holandës. / SYRI.net /