VIDEO/ Protesta nis me këngën himn të Renis Gjokës dhe Big Bastës, elektrizohet turma

Tashmë protesta e thirrur nga opozita dhe Shoqëria Civile mund të quhet e hapur zyrtarisht.

Të gjithë protestuesit bashkë me ish kryeministrin janë mbledhur para kryeministrisë për një tubim kundër rritjes së çmimeve.

Ndërkohë i pranishëm në skenën e ngritur nga PD ka qenë edhe Renis Gjoka i cili bashkë me Big Basta-n kanë krijuar himni e këtij tubimi, një këngë të re për situatën aktuale në Shqipëri.