LIVE/ Berisha del nga selia e PD dhe i drejtohet Kryeministrisë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka lënë në këto momente selinë blu dhe i është drejtuar në këmbë sheshit para Kryeministrisë. 

Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes për protestë, duke u derdhur masivisht para godinës qeveritare. 

Shumë shqiptarë kanë ardhur edhe nga diaspora. 

Qytetarët protestojnë sot kundër varfërisë, abuzimit me çmimet dhe vjedhjeve masive nga qeveritarët.