Pjesëmarrje masive/ Shqiptarët i përgjigjen thirrjes së PD, mijëra protestues para Kryeministrisë

Edhe pse protesta nuk ka nisur ende zyrtarisht, pjesëmarrja duket masive. 

Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike dhe liderit të saj, Sali Berisha. 

Para Kryeministrisë në këto momente janë mijëra qytetarë nga të katër anët e vendit. 

Opozita proteston kundër varfërisë, çmimeve abuzive dhe vjedhjeve qeveritare.