VIDEO/ Policia ndalon të riun në Bulevard, i kontrollon valixhen

Policia ka ndaluar një të ri në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'. 

Në 'Bulevard' ka prezencë të lartë të forcave të policisë, për shkak të protestës së opozitës. 

Personi i ndaluar, në dukje student, ka patur një valixhe të zezë. 

Siç edhe shihet në videon që sjell Syri.net, policia ka kontrolluar valixhen e të riut ku kishte vetëm rroba. 

Më pas ai është lënë i lirë të vazhdojë rrugën.