VIDEO/ Qarku i Kukësit zbret në Tiranë për protestën para Kryeministrisë, ja sa pritet të jetë pjesëmarrja

Protestës së Shoqërisë Civile të mbështetur nga Partia Demokratike në orën 19:00 do ti bashkohen edhe mijëra qytetarë nga Qarku i Kukësit.

Vetëm nga qyteti i Kukësit dhe zonat per rreth janë nisur rreth 2000 anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë me autobus dhe makina private, ndërsa nga Hasi janë 800 demokratë që kanë udhëtuar me makinat e tyre në drejtim të Tiranës edhe afro 1200 mbështetës, anëtare dhe qytetar janë nisur nga Tropoja për të protestuar në Tiranë.