Mamaja e Oriola Marashit rrëfen mbi fëmijërinë e modeles: Meraku im sot është…

Oriola Marashi është një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar.

Sidomos pas ndarjes nga futbollisti Eros Grezda, ndjekësit janë të interesuar për çdo informacion nga jeta e modeles seksi. Së fundmi e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, mamaja e Oriolës, Xhoi Jakaj ka rrëfyer disa detaje mjaft interesante nga fëmijëria e modeles.

Jakaj u shpreh se që në vogëli ajo e dinte që Oriola do të bëhej lidere në punën që do të bënte. Madje e pyetur për këshillat që i ka dhënë tregoi, se dëshirat nuk realizohen gjithmonë dhe Oriola që e vogël i rreshtonte djemtë dhe vajzat poshtë pallatit për të bërë sfilata.

“Nuk përputhet ndonjëherë këshilla me dëshirën e prindërit. Që në vegjëli unë Oriolën edhe Xhulian i shikoja si dy vajza të ndryshme. Xhulian e shifja gjithmonë me një dosje poshtë krahut që shkonte studionte gjithë gjuhët e huaja, që i kishte pasion. Kurse Oriolën, jo se mendoja unë se do të bëhet modele, por ishte një vajzë karakter i fortë që rreshtonte gjithë vajzat e djemtë para pallatit, që bënte sfilata. Pastaj bënte ushtaraken që u jepte ndonjë mjet në dorë, sajonte lodra. Dhe unë e dija që Oriola në çdo gjë që bën do të jetë lidere. Unë e orientova shumë tek muzika klasike, por jam e lumtur që Oriola është e plotësuar në gjënë që ka dashur më shumë. Dhe Oriola mua shpesh më ka thënë që mua mami më mori ky pasion dhe këtë po e bëj mirë. Meraku im sot është që profesionalisht në atë që ke studiuar duhet ta ndjekësh,”- u shpreh Xhoi Jakaj.

Ju kujtojmë që modelja i dha fund rreth një vit më parë lidhjes së konsoliduar që kishte me futbollistin Eros Grezda. Pas kësaj romance, Oriola nuk ka preferuar të japë për publikun detaje nga jeta e saj personale. Megjithatë ajo vijon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku merr edhe vëmendje të madhe.