Nga Maluma tek Bella Hadid/ Shfaqja e yjeve botëror në Javën e Modës në Paris

Java e Modës në Paris këto ditë ka ngjallur një interes të madh tek të gjithë.

Të shumtë kanë qenë yjet që kanë shkëlqyer, disa me sfilatat e tyre e të tjerë me prezencën. Së fundmi edhe këngëtari i famshëm kolumbian Maluma, Bella Hadid dhe Naomi Campbell kanë dhënë ‘shfaqjen’ e tyre në këtë event të rëndësishëm të modës.

Maluma është fotografuar duke treguar varsen e tij të veçantë, teksa qëndronte i ulur në sfilatën e modës së Jean-Paul Gaultier.

Liv Lo dhe Henry Golding u shfaqën tepër të buzëqeshur teksa pozuan së bashku në hapjen madhështore të David Yurman Paris Flagship në Luvër. Lo mbante veshur një fustan saten ngjyrë bojëqielli, ndërsa Henry dukej shumë shik me një kostum të zi.

Nga ana tjetër, modelja e famshme Bella Hadid u argëtua teksa po bënte foto jashtë shfaqjes Balenciaga në Javën e Modës në Paris.

Ndërsa, Naomi Campbell u fotografua duke hyrë në prapaskenën në sfilatën e modës Balenciaga veshur me një fustan të fryrë ngjyrë të zezë.