Vasili: Si i kanë emrat, batakçinjtë e Bordit të Transparencës, spekulatorët e çmimit të naftës?!

Qeveria dhe parlamenti vazhdojnë t’i fshehin me kujdesin më të madh, emrat e anëtarëve të Bordit të Transparencës, që përcaktojnë çmimet e karburanteve në Shqipëri që nga fillimi i krizës.

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, publikoi sot letrën që për këtë informacion dhe më shumë, që ia ka drejtuar Kuvendit më 24 qershor, nuk i është dhënë asnjë përgjigje.

Pasi ka parë që ky bord njerëzish, pa fytyra dhe emra, pavarësisht lëkundjeve në bursa, por për t’i paraprirë një proteste të opozitës e ka ulur për të tretën ditë radhazi sot çmimin e naftës, Vasili e ka përmbledhur me këto fjalë:

"Batakçinjtë e Bordit të Trasparencës - spekulatorë mafiozë të çmimit të naftës!"

“Për tri ditë me radhë, - shkroi deputeti, - batakçinjtë e Bordit të Transparencës luajnë tri herë me çmimin e naftës, sipas buletinit të propagandës së Edi Ramës.

Si deputet, i jam drejtuar me letër zyrtare Ministrisë së Financave dhe Transportit, që të informojnë se me çfarë kriteresh vendoset çmimi i naftës dhe të sqarojnë edhe elemente të tjera.

Asnjë përgjigje nga batakçinjtë!

Ja ku e keni shkresën zyrtare me kërkesën për sqarime për Bordin e Batakçinjve!”- përfundon Vasili duke publikuar shkresën për dëshmi./ar.sh/SYRI.NET