Nga Gjermania: 3 orë bisedime mes drejtuesve të Juventus dhe Bayern për De Ligt

Matthijs De Ligt i afrohet gjithnjë e më shumë Bayern Munich. Sipas asaj që raporton “Sport Bild”, drejtori i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic , ka zbarkuar ditën e djeshme në Itali për të takuar Federico Cherubini (drejtori i Juve-s) në Milano.

Një takim i parë, i cili zgjati rreth 3 orë, në të cilin Juventusi zbuloi dëshirën e bavarezëve, edhe pse operacioni nuk është ende në fazën aktuale të negociatave. Vetë De Ligt e ka bërë të qartë se dëshiron t’u bashkohet kampionëve gjermanë, ndërsa interesi i fortë i Chelseat mbetet në plan të dytë. Mbetet për t’u parë...