E rëndë në Tiranë, gjen vdekjen gazetari Kastriot Myftaraj

Përsoni, për të cilin policia tha së është hedhur nga kati i 4 i banesës, është gazetari Kastrito Myftaraj.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Tiranë.

Dhe sipas policisë më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen "Ali Demi", dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M.,  60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen "Ali Demi", dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M.,  60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.