Protesta/ Mustafaj: Sot nuk është një ditë e zakonshme

Shqiptarë nga e gjithë bota, artistë, pedagogë, sipërmarrës, studentë, kanë dërguar video-mesazhe ku bëjnë thirrje për protestë masive sot në Tiranë, në orën 19.00.

Andi Mustafaj anëtar i Këshillit Kombëtar dhe Daniel Nikolla profesionist Marketingu në Angli të ftuar në një lihdje me Skype në Kafe Shqeto në Syri Tv , dhanë gjithashtu mesazhin e tyre për protestën e sotme.

Mustafaj u shpreh se dita e sotme nuk është një ditë e zakonshme teksa renditi arsyet se pse e mendon të tillë:

“Mesazhi im është që sot është një ditë shumë ë bukur, një nga ditët kur mundësitë janë të panumërta për Shqipërinë dhe për shqiptarët, në përgjithësi ne zgjohemi në mëngjes pimë kafen , hamë mëngjesin dhe sapo hapim Tv nga fillimi i ditës deri në fund të ditës vetëm skandale të qeverisë na dalin përpara. Kjo ndodh prej 8  vitesh tashmë, skandali me drogën, skandali me korrupsionin etj . Në përgjithësi kur zgjohemi në mëngjes dhe përballemi me këtë realitet kemi gojë vetëm për tu ankuar, sot nuk kemi gojë vetëm për tu ankuar por kemi edhe mundësinë për të vepruar dhe ky është një fat i madh në demokraci pavarëissht sa e dobët mund të jetë demokracia shqiptare.

Kjo është një ditë me mundësi të pafundme dhe ju them të gjithëve ta kapin këtë mundësi.”

Ndërsa Danieli theksoi se protesta është një nga format më demokratike për të kërkuar të drejtën.

"Protesta është një nga format më demokratike që populli ka në dorë për t'i kërkuar llogari qveerisë. Ajo që është vënë re në vitet e fundit është një mungesë totale e kërkimit të llogarisë së atyre që drejtojnë qeverinë.

Unë e shikoj shumë të rëndësishme portestën sot sepse autentifikon opozitën e deritanishme", u shpreh Nikolla.