", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/July/07/auto_6AF52A81-A53E-4FF0-853B-530C99B092271657189737.jpeg", "width": 900, "height": 496 } }

VIDEO/ ‘Me topin në këmbë dhe në mendje’, Asllani prezantohet si ‘Top Player’ te Interi

Kristjan Asllani ka ndërmarrë një hap të madh në karrierë duke u transferuar te një klub si Interi.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare kaloi nga Empoli te Interi me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes për shifrën e 14 milionë eurove dhe duke firmosur një kontratë 5-vjeçare me zikaltërit nga Milano.

Së fundmi, Interi ka publikuar një video në profilet e saja zyrtare në rrjetet sociale duke prezantuar Kristjan Asllanin si një “Top Player” dhe fantazisti shqiptar në këtë video ka dhënë disa shprehje interesante për ngjitjen e menjëhershme në karrierë:

“Të lëvizësh gjithmonë. Të mos ndalosh kurrë! Nga një shtëpi në tjetrën, brenda dhe jashtë fushës. Gjithmonë! Pa asnjë pushim, për kilometra e kilometra. Me topin në këmbë dhe në kokë, vetëm kështu mund të ngjitem gjithmonë lart e më lart. Unë jam Kristjani, unë jam Inter!”.

 

 

Në sezonin e fundit me fanellën e Empolit në Serinë A, Kristjan Asllani u aktivizua gjithsej në 23 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist.