Kate Middleton me një fustan blu tërheq vëmendjen në Wimbledon

Dukesha e Kembrixhit zuri vendin e saj në sallën bretërore në Wimbledon sot, duke kthyer kokën me një fustan blu ndërsa vazhdon të mbrojë qëndrueshmërinë duke ricikluar veshjet e saj.

Kate iu bashkua William, së bashku me prindërit e saj Carole dhe Michael Middleton.

Vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi veçanërisht fustani që ajo kishte veshur më herët, dhe është një pjesë e markës Alessandra Rich.

Fustani ka mëngë treçerekëshe, jakë të lartë, rrip rreth belit . Një fustan midi i zbukuruar me pika shitet me pakicë për 1515 £.

Kate e kompletoi fustanin me vathë me perla dhe syze dielli Finlay “Henrietta”.

Kjo është hera e dytë që Kate Middleton e vesh këtë fustan muajin e kaluar, pasi më parë e kishte veshur në një drekë madhështore jubilare si pjesë e festimeve të jubileut platin të Mbretëreshës në fillim të qershorit.