Mediat britanike: Boris Johnson po bën gati letrën e dorëheqjes

Disa nga mediat britanike shkruajnë se kryeministri britanik, Boris Johnson pritet të japë dorëheqjen sot.

Sipas Daily Mail, loja ka mbaruar. Boris Johnson do të japë dorëheqjen që këtë mëngjes.

Edhe Mirror shkruan se tashmë dorëheqja është fakt i kryer. Sipas saj, stafi i Johnson po bën gati letrën e dorëheqjes.

Sipas BBC, duket se loja ka mbaruar. Sipas saj, Johnson do japë dorëheqjen si kryeministër, por do mbetet në post derisa të zgjidhet kreu i ri i Konservatorëve në vjeshtë.

Gazetarët po presin me ankth lajmet e fundit, ndërsa kriza vetëm thellohet. Të paktën 53 zyrtarë kanë dhënë dorëheqjen nga qeveria dhe partia, duke kërkuar largimin e Boris Johnson.