Tensione te PSG, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe përplasen për...

Treshja magjike e PSG-së mund të mos ekzistojë më vitin e ardhshëm dhe gjithçka tregon se Kylian Mbappe dhe Lionel Messi do të ndajnë përgjegjësitë në sulm, ku priten lojtarë të tjerë. Në të vërtetë, Neymar nuk konsiderohet më i patransferueshëm, madje do të largohej që këtë verë nëse vjen një ofertë interesante.

Si Luis Campos ashtu edhe presidenti Al Khelaifi nuk e konsiderojnë më thelbësor futbollistin. Çmimi i vendosur për O’Ney është 50 milionë euro. Edhe pse për momentin nuk ka pasur kontakte reale me klube të tjera, lojtari të cilit i skadon kontrata në vitin 2027, do të ëndërronte Barcelonën .

E ardhmja e Neymar në qendër të debateve

“Mundo Deportivo” bën të ditur se nga brenda, marrëdhëniet mes Messit dhe Mbappe nuk janë fort të mira… për shkak të brazilianit. Gjatë telenovelës së  rinovimit të tij me klubin francez, në mediat franceze dhe jo vetëm është spekuluar për faktin se sulmuesi i kombëtares franceze do të marrë komandën qoftë edhe për fatin e disa lojtarëve në ekip.

Mbappe nuk donte më Neymar në skuadër gjë që padyshim nuk i ka pëlqyer argjentinasit. Dy burrat janë vërtet miq dhe Messi konsideron se nga pikëpamja sportive dhe për të mirën e grupit, Neymar duhet të qëndrojë.

Kërksea e Kylian Mbappe për klubin nuk i ka pëlqyer aspak Messit, me mediat që raportonin se ka patur “fërkime” midis dy lojtarëve në lidhje me çështjen Neymar . Megjithatë, në këtë histori, është argjentinasi ai që do të jetë “fitues”, pasi PSG mund ta ketë të vështirë të “heqë qafe” Neymar…