VIDEOLAJM/ Rama blindon kryeministrinë, qytetari ka një pyetje

Në prag të protestës së 7 korrikut, kryeministri Edi Rama ka blinduar godinën e tij.

Kryetari demokrat ka publikuar pamjet e blindimit, që janë filmuar nga një qytetar.

Berisha thotë se qytetari ka një pyetje për Ramën.

“Edvin, kam vetëm një pyetje për ty: ku kanë dalë fondet për këtë lloj blindimi të kryeministrisë?” thotë qytetari.

Mijëra qytetarë pritet të zbresin sot në shesh, të udhëhequr nga Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë.