Dega e PD-së Korçë, anëtarë e simpatizantë nisen drejt Tiranës

Nga dega e PD të Korçës pritet të nisen rreth 580 persona për protestën e opozitës ditën e sotme. Veç anëtarëve dhe simpatizantëve të PD protestës do t'i bashkohen edhe dhjetra qytetarë.

Kryetari i PD të Korçës Devis Osmani bëri të ditur se për organizimin e protestës janë angazhuar të gjitha strukturat e degës se PD në qytetin e Korçës dhe njësitë administrative të kësaj bashkie si dhe forumi i gruas dhe i të rinjve.

Protestuesit do të udhëtojnë drejt Tiranës me mjete private dhe do të nisen pas mesditës së kësaj të enjte.

Sipas kreut të PD lokale, ndryshe nga protestat e tjera, këtë herë udhëtimi nuk do të bëhet me autobusë por me mjete provate, për shkak se shoqëritë e transporteve janë venë nën presion për penalitete deri në heqje licence, nëse do të transportojnë protestues ditën e tubimit të thirrur nga PD.