Aktivisti nga Franca i bashkohet protestës në 7 korrik: Të behemi bashkë që të dridhim pushtetarët

Shqiptarë nga e gjithë bota, artistë, pedagogë, sipërmarrës, studentë, kanë dërguar video-mesazhe ku bëjnë thirrje për protestë masive nesër në Tiranë, në orën 19.00.

Ata i janë bashkuar kauzës së ngritur nga “Fronti për të shpëtuar Shqipërinë”.

I pari i cili do të japë mesazhin e tij, është Daniel Nikolla, profesionist në Britaninë e Madhe.

Një tjetër aktivist nga Franca, Andi Mustafaj ka dhënë mesazhin e tij drejtuar shqiptarëve.