EMRAT/ Krim brenda familjes, djali vret babain në Lushnjë

Një krim në familje ka ndodhur në fshatin Remas të Lushnjes.

Mësohet se djali ka vrarë babain.

Viktima është Dhimiter Stasa 85 vjeç. Autor i dyshuar është djali i tij Andrea Stasa, i cili nuk është arrestuar ende.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se djali e ka mbytur babain me duar.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen për momentin.