Kulla Eiffel e mbuluar nga ndryshku, riparimi shkon deri në 60 milionë dollarë!

Kulla Eiffel konsiderohet si një nga atraksionet më të njohura në botë, por ka nevojë për riparim në mënyrë të menjëhershme. Struktura e çelikut është mbuluar nga ndryshku dhe do ti nënshtrohet një lyerjeje kozmetike që do të kushtojë 60 milionë dollarë. E gjitha kjo në prag të Lojërave Olimpike të vitit 2024 në Paris. Informacioni konfidencial është botuar në revistën francize “Marianne”.

Ky atraksion turistik vizitohet çdo vit nga më shumë se 6 milionë turistë, teksa autoritetet hezitojnë ta mbyllin për riparime për shkak të humbjeve të të ardhurave nga turistët.