Von der Leyen: BE po përgatitet për shkurtime të reja të gazit nga Moska

"Ne duhet të përgatitemi për ndërprerje të mëtejshme në furnizimin me gaz, madje edhe një ndërprerje të plotë të furnizimit nga Rusia."

Kështu, është shprehur për Eurodhomën, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

 "Sot - shpjegoi ajo - 12 shtete anëtare preken drejtpërdrejt nga reduktimet e pjesshme ose totale të furnizimit me gaz. Është e qartë: Putini vazhdon të përdorë energjinë si armë. Kjo është arsyeja pse Komisioni po punon për një plan evropian emergjent".