Nafta, kryefjalë e ditës edhe në vitin 1944

Nafta, kryefjalë e ditës edhe në vitin 1944. 

Në vitin 1944 rezervat e naftës në vend ishin drejt mbarimit, për këtë arsye Komisariati i Naltë për Nozullime e Konsumë nxorri një qarkore përmes së cilës i kërkonte çdo zyrtari të kursejë karburantin dhe ta përdorë atë vetëm për nevoja urgjente.

Dokumenti që publikon sot Arkivi i Shtetit dëshmon se pa pasur “bono” nga Komisariati i Naltë asnjë qyetar nuk kishte të drejtë të tërhiqte karburant.