Zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Napolin, drejtuesit synojnë të rinovojnë kontratën me Rrahmanin

Napoli synon që të rinovojë kontratën e mbrojtësit kosovar Amir Rrahmani, që skadon në vitin 2024 raporton “Radio Kiss Kiss”.

Mbrojtësi zhvillon një sezon të shkëlqyer me skuadrën napolitane dhe tashmë është një titullar i padiskutueshëm në skuadrën e drejtuar nga tekniku Spalletti.

Drejtuesit e Napolit e vlerësojnë shumë lojtarin dhe po punojnë që të zgjasin bashkëpunimin me mbrojtësin e talentuar.