A është ky fundi për Boris Johnson? Dorëhiqen dy ministrat kryesorë

Ministri i Financave dhe ai i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe dhanë dorëheqjen pas skandalit të radhës të kryeministrit Boris Johnson. Rishi Sunak dhe Sajid Javid u larguan brenda pak minutash pasi kryeministri emëroi në një post qeveritar deputetin e turpëruar Chris Pincher. Sipas medieve, ky mund të jetë fundi për Boris Johnson

Nga Chris Mason, BBC

Ajo që po dëshmojmë sonte- duke u luajtur para syve tanë minutë pas minute- është kolapsi i mundshëm i qeverisë.

Dy dorëheqje në harkun e gjysmëorës së fundit në termat më thumbues.

Letrat e dorëheqjes së kancelarit dhe ministrit të Shëndetësisë, duke thënë se nuk mund të vazhdojnë me ndërgjegje të plotë t’i shërbejnë qeverisë.

Kjo ka rëndësi sepse nëse këto dorëheqje vazhdojnë, mund ta bëjnë shumë, shumë të vështirë për Boris Johnson që të vazhdojë si kryeministër.