Inceneratorët/ Abilekaj: Zhdukën 10% të buxhetit të shtetit! SPAK nuk vepron se kontrollohet nga Rama

Gazetari Enton Abilekaj komentoi në Syri Tv me Juli Krisafin aferën korruptive të inceneratorëve. Abilekaj tha se kemi të bëjmë me një superskandal ku padyshim strukturat e shtetit janë minimumi në dijeni.

Sipas tij, qeveria po ndikon tek drejtësia që mos të bëhet drejtësi për këtë çështje korruptive.

"Skandal i madh, ka një problem, është orientuar tek inceneratorët çështja ndërkohë që kompanitë e inceneratorëve me këto kompani kanë luajtur shumë pak miliona.

Flasim për 200 mln euro të kapura në skandal, që në shumicën e tyre nuk i takojnë inceneratorëve, por janë para për punime publike dhe që janë zhdukur paratë në këto skema. Nuk paguhet asnjë tatim.

Para dy vitesh u bënë një valë arrestimesh dhe përfundoi në disa masa të lehta, kjo skemë ka vazhduar.

Skenar mafioz filmash për zhdukjen e parave me njerëz që s'kanë dijeninë më të vogël dhe mashtrohen."-tha Abilekaj.

Më tej gazetari tha se duke arritur në shifra 300 milionë euro në vit, nuk mund të kalojnë pa u vënë re që 10 për qind e buxhetit të shtetit, zhduket.

Qeveria është e shqetësuar tani që ta fshehi dhe të shfryhet për tre ditë ky skandal. Arsyeja pse nuk po flet, nuk po sqaron e nuk po heton, arsyeja pse edhe drejtësia po e lë të kalojë si fluskë sapuni.”-deklaroi Abilekaj.

Sipas tij ky skandal është akoma më i madh pasi hetimi nisi 2 vite më parë, por u la në mes për shkak të një ndikimi okult dhe të fuqishëm që ka mbështetje politike dhe shtetërore.

"Nuk u la nga pensionistët e shkretë që kanë emrat, por një ndikim i madh politik e shtetëror. Duhet një hetim për të gjitha kompanitë që kanë marrë fonde shtetërore."-theksoi Abilekaj.