Itali/ U kap me 34 kg kokainë në kamion, shqiptari rrezikon 30 vite burg

Një shqiptar që jeton në Itali rrezikon të dënohet me 30 vite burg, pasi në kamionin që ai drejtonte u kapën 34 kilogramë kokainë.

Sipas mediave të huaja, kamioni u ndalua në traun me pagesë në autostradën e Vipitenos, dhe gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në mjet ndodheshin 34 kilogramë kokainë, e cila ishte fshehur në kabinën e shoferit.

Shqiptari u arrestua menjëherë dhe u transferua në burgun e Bolzanos, ndërkohë që pritet që të dalë brenda pak ditësh para gjykatës.

Kokaina, me vlerë rreth tre milionë euro, thuhet se nuk ishte e destinuar për tregun e Tirolit të Jugut. Kontrabandisti i dyshuar i drogës përballet me një dënim me burg nga nëntë deri në 30 vjet. Burri përfaqësohet nga avokati Nicola Nettis.