Gjokutaj: SPAK nuk heton qëllimisht! E njëjta skemë kriminale u përdor tek të tre inceneratorët

Avokati Genc Gjokutaj komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv skandalin me aferën korruptive të inceneratorëve.

Gjokutaj tha se procesi i hetimit është shkatërruar me dashje nga SPAK. Sipas tij, në të tre inceneratorët, është përdorur e njëjta skemë por SPAK nuk ka dëshirë të hetojë.

"Si inceneratori i Tiranës, i Elbasanit dhe Fierit, hetohen në mënyrë të veçantë. Fragmentimi i këtij procesi e bën procesin të tejzgjatur e bën që provat të meren veç e veç.

Ndërkohë që të tre inceneratorët, mënyra si u veprua dhe personazhet që kanë marrë pjesë janë produkt i një mendimi unik kriminal, e njëjta ide, i njëjti kocept për tu futur në paratë publike.

Kemi financim të parave publike, u pranua nga vetë Rama. Pranoi që u bë financim, kemi punime të pakryera.

SPAK e ka të thjeshtë skemën por dëshira për të hetuar është zero, janë detyruar nga mediat deri tani. ”-tha Gjokutaj.