Inceneratorët/ Brisida Shehaj: Së shpejti do bëjmë të tjera denoncime! SPAK nuk po vepron

Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën Brisida Shehaj komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv aferën korruptive të inceneratorëve dhe skemat mafioze që po përdoren për të zhvatur paratë.

Shehaj tha se prej kohësh faktet janë bërë publike ndërsa shtoi se do vijojnë të bëjnë të tjera denoncime për sa kohë drejtësia nuk vepron.

"Skandali më i madh, administrata tatimore ka nisur kontrollet, ka stopuar, nuk janë prodhuar akte administrative.

Nuk ka. Kontrolli nuk është kryer. Janë nisur por janë ndaluar me pretekstin e COVID, vazhdon historia.

Nuk duam të gabojmë në asnjë presje. Kryemadhi ka firmosur sot, e ka çuar në SPAK. Do bëjmë denoncime për sa kohë drejtësia vonon."-tha Shehaj.