VIDEO/ Merr flakë makina në Llogara, shpëton shoferi

Një automjet ka marrë flakë pasditen e sotme në Llogara. Makina me drejtues K.D., banues në Prishtinë, u përfshi nga flakët si pasojë e një defekti teknik.

Sipas policisë ka vetëm dëme materiale ndërsa shoferi ka mundur të shpëtojë. Grupi hetimor ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 17:15, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.