Nga Parisi në Venecia, si e festuan David dhe Victoria Beckham 23-vjetorin e martesës

Victoria Beckham ka festuar 23-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj David, teksa kanë shijuar një mbrëmje romantike në Paris.

Dizajnerja dhe ish-futbollisti publikuan disa foto në Instagram në mbrëmje për të ndarë me ndjekësit një pjesë të festës së tyre intime.

Ata shijuan një shishe verë, në një tarracë të zbukuruar edhe me tullumbace në formë zemre. Për mbrëmjen e tyre festive, Victoria ishte mishërimi i elegancës në një fustan elegant të bardhë stil xhakete që e kombinoi me taka argjendi vezulluese. Ajo shfaqi bukurinë e saj natyrale me një grim të lehtë dhe flokët i mbajti lëshuar. Bashkëpronari i ‘Inter Miami CF’ kishte veshur një kostum të zi dhe kravatë ndërsa pozoi me Victorian për një selfie para pasqyrës.

Çifti, i cili u martua në vitin 1999, festoi me një darkë romantike me pamje Parisi, ku bënë edhe disa selfie. David publikoi në Instagram një foto të mbajtëses së verë e cila ishte e gdhendur në argjendt nga Victoria që kishte shkruar: ‘David. Të dua shumë, Gëzuar 23 vjetorin e martesës. Ti je gjithçka ime‘.