‘Ndeshjen me Tiranën e kemi marrë shumë seriozisht’, te Dudelangen kanë të gjitha informacionet për kampionët e Superiores

Tirana do të sfidojë Dudelange në turin e parë të Champions League. Bardheblutë mbërritën ditën e sotme në Luksemburg, ndërsa nesër do të përballen me kundërshtarët e tyre në Champions. Këta të fundit kanë siguruar të gjitha informacionet e mundshme për Tiranën.

Këtë e ka theksuar edhe koordinatori sportiv i Dudelanges, Manou Goergen. “Me teknologjitë e reja, tani është shumë më e lehtë për të analizuar një kundërshtar. Stafi ynë i kishte të gjitha mundësitë për të bërë një analizë të mirë. Tirana ndodhej dy javë në kampin stërvitor dhe ne i kemi marrë shumë seriozisht”, tha Goergen.