Pagat e ulëta dhe kushtet e punës kanë nxjerrë në protestë punonjësit e pastrimit në Sarandë

Pagat e ulëta dhe kushtet jo të mira të punës kanë nxjerrë në protestë punonjësit e pastrimit në Sarandë.

Prej 5 ditësh disa punonjës të pastrimit të qytetit jugor po protestojnë përpara bashkisë pasi akuzojnë kompaninë se po abuzon me pagat e tyre.

Ata nuk ngurojnë të shprehen edhe se nga ana e përfaqësuesve të firmës së pastrimit u është bërë presion, se nëse nuk vazhdojnë punën do ti zëvendësojnë me punonjës të tjerë.

Pavarësisht se punonjësit po protestojnë përapa bashkisë prej 5 ditësh deri më tani asnjë reagim nuk ka ardhur nga kompania AlcoImpekx e cila është kontraktuar për pastrimin e qytetit të Sarandës.