Sfidojnë Iskran në Ligën e Konferencës, Laçi publikon çmimin e biletave

Klubi i Laçit do të luajë ndeshjen e turit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës më 7 korrik. Kurbinasit bënë një paraqitje mjaft dinjitoze vitin e kaluar, ku për herë të parë në historinë e tyre mbërritën në turin e tretë kualifikues të një kompeticioni europian. Të njëjtin sukses synojnë ta përsërisin edhe këtë verë, e pse jo edhe ta tejkalojnë atë.

Pengesa e parë do të jetë Iskra dhe për ta kaluar me sukses Laçi kërkon edhe ndihmën e tifozëve në stadium. Kurbinasit kanë bërë publike çmimet e biletave për përballjen që do të luhet më 7 korrik, në orën 20:00, në “Elbasan Arena”. Më e lira kushton vetëm 600 lekë të reja, ndërsa të tjerat kushtojnë 1000 lekë dhe 2000 lekë të reja.