Berisha: Mafia Rama-Veliaj vodhi 60 milionë euro, 30 milionë ia kaluan pensionistes Haxhire Gurakuqi

Kryetari demokrat, Sali Berisha publikoi videon e intervistës së pensionistes Haxhire Gurakuqi, dhënë për SYRI TV, duke denoncuar sërish mega-aferën e inceneratorëve.

“E pashembullt!!!

Mafia Rama-Veliaj vodhi 60 milionë euro para të taksapaguesve që gjoja do të përdoreshin për ndërtimin e djegësit të Tiranës.

Nga kjo shumë vendosi 30 milionë euro në bankë në emër të pensionistes 89 vjeçare Haxhire Gurakuqi, e cila prej dy vjetësh ndodhet në azil dhe nuk ishte marrë kurrë me biznes.

Sapo sigurimet shoqërore u njoftuan për milionat e saj, Haxhires papritmas i ndërpritet pensioni.

Ndiqeni intervistën e saj më poshtë:” shkruan Berisha.