Kida dhe Elvana bëjnë ‘xing’ me xhinset unike

Ndodh shpesh që të famshmet shqiptare të bëjnë ‘’xing’’ dhe të paraqiten me veshje të njëjtë në klipe, performanca apo në përditshmëri.

E njëjta gjë u ndodhi Kidës dhe Elvana Gjatës.

Kohë më parë Elvana u paraqit me një palë xhinse interesante Diezel ndërsa identike i pati vesh edhe Kida dy ditë më parë në festivalin ‘’Alba Fest’’ në Zvicër.

Të dyja këngëtaret e njohura duken për mrekulli dhe shumë stylisht në këto xhinse.