Kryemadhi denoncon skandalin tjetër: I moshuari Thomas Çani u thirr nga krimi ekonomik në vitin 2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar të tjera faktë në lidhje me aferën e inferatorëve. Në një dalje për mediat, Kryemadhi u shpreh se i moshuari Thanas Çani është thirrur nga krimi ekonomik për një faturë 300 mijë euro.

Ajo sqaroi se ai nuk ka firmosur, ndërsa kontratat ishin të panoterizuara.  

“Dua të bëj një sqarim për pensionistët, të cilët janë të shqetësuar dhe duhet të mbrohen dhe nuk duhet të ndihen të kërcënuar.

Në dijeninë time, sapo jam ndarë me djalin e Thanas Çanit, diskutuam me të. Jo vetëm që nuk kanë dijeni, jo vetëm nuk kanë firmosur kontrata, por në 2019 janë thirrur nga krimi ekonomik për një faturë 300 mijë euro

Është regjistruar në 8 korrik 2019 dhe është administrator deri në 2024, edhe pse krimi ekonomik e ka thirrur dhe ka marrë dijeni që zotëria nuk kishte dijeni, nuk i kanë bërë të ditur që ti zotëri ke firmosur një kontratë.

Ndërsa problemi tjetër që implikon, dhe që përsëri këtu duhet të fillojë të hetohet, sepse këtë institucion e ka Edi Rama, është që të dyja kontratat e zotit Thanas Çani janë të panoterizuara. Të më gjejë një biznes që regjistrohet pa kontratë të panoteroizuar. Firma nuk është e Thanas Çanit”, tha Krymadhi.

"Gazetarët të mos hedhin shashka sikur janë thirrur në SPAK pensionistët, se nuk janë thirrur sepse nuk e kemi dorëzuar ende padinë për këtë çështje. Bëhet për të shfokusuar vëmendjen.

Po, SPAK duhet të thërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda kartë postale Edi Ramën dhe ta pyesë me ç’të drejtë ke vjedhur firmat e dy pensionistëve, se nuk janë vetëm 2 pensionistë, do të mësoni akoma më shumë. Do të dalin që shumë firma fiktive të krijuara, pronarët e tyre nuk janë në dijeni të firmave të tyre që kanë krijuar.

Iu është marrë karta e identitetit, iu është vjedhur karta e identitetit dhe janë kryer veprime të tjera. Megjithatë kjo është në dorë të SPAK-ut”.