Njeriu i Gjiknurit/ Thanas Çani alias ‘Tano Karidi i Brakës’ në Tiranë

Nga Elton Qyno

90-vjeçari pronari i kompanisë "Lumi 06" dhe "Sopotonia", rezulton të jetë kushëriri i ish-ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknurit, njëherësh koordinatorit politik të PS në Elbasan.

Thanasi është nga fshati Kudhës i Vlorës, por prej vitesh është dislokuar në një apartament në katin e 3 të një pallati 5-katësh në lagjen e "Brakës".

Edhe pse zotëron kompani miliona euro dhe të implikuara në inceneratorin e Tiranës, bosi i "Brakës" dhe kushëriri i Damian Gjiknurit kujdeset për modestinë, duke jetuar në një apartament të vogël 2+1 të ndërtuar me punë vullnetare në një pallat 5-katësh.

Ose druaj se Thanasi është vertet një pensionist si gjithë të tjerët që jetojnë në modestinë e skajshme, dhe manovrat me pagesat e parave të inceneratorëve, i kanë bërë kushërinjtë e tij bombera në Këshillin e Ministrave.