I vërsulet ariu, punonjësi i cirkut rus shpëton mrekullisht pa ndonjë lëndim serioz

Një “spektakël” me kafshë të egra në një cirk, për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi, dhe atë para syve të shumë fëmijëve dhe prindërve të tyre që i shoqëronin.

Ishte një ari i cili derisa po bënte “akrobacione”, në një moment iu vërsul pun0njësit të cirkut në qytetin rus Blagoveshchensk.

Aty menjëherë filloi turma të bërtet nga frika se do ta pësojë punonjësi i cirkut, por ishte kolegu që i doli në ndihmë dhe e hutoi për pak sekonda kafshën.

Për fat të mirë gjithçka përfundoi mirë dhe punonjësi shpëtoi pa ndonjë lëndim. Megjithatë deri në përfundim të “spektaklit” mbretëronte ndjenja e frikës se ariu do t’i vërsulet sërish.

Videoja amatore shfaq momentin kur ariu i vërsulet punonjësit, por që për fat të mirë shpëton pa ndonjë lëndim serioz, edhe pse në shikim të parë dukej sikur do ta kafshonte.