Zelenskyy: forcat ukrainase do të thyejnë vullnetin e Moskës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është shprehur  se forcat e tij të armatosura nuk janë të dekurajuara në përpjekjet e tyre për të "thyer" vullnetin e Moskës në një luftë gati pesë-mujore.

Duke folur në fjalimin e tij të natës me video, Zelenskyy tha:

"Nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në fushën e betejës në 24 orët e fundit. Forcat e Armatosura të Ukrainës përgjigjen, zmbrapsin dhe shkatërrojnë potencialin sulmues të pushtuesve ditë pas dite. Ne duhet t'i thyejmë ata. Është një detyrë e vështirë. Kërkon kohë dhe përpjekje mbinjerëzore. Por ne nuk kemi alternativë tjetër"