Spiropali takohet me Salillarin/ Berisha: Këta kanë ndarë milionat me ministrat! Nuk njohin kod etike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar një foto të publikuar në emisionin “Çim Peka Live”, ku pretendohet se ministrja Elisa Spiropali është takuar me biznesmenin Pëllumb Salillari.

Sipas Berishës, PS nuk ka asnjë kod etike, teksa shton se biznesmenët ndajnë paratë me ministrat.

Berisha: Salillari fitoi tenderin e rrugëve të jugut me 99.8 % të fondit limit. Kjo parti është për pasurimin e njerëzve. Kjo që ndodh sot me këto favore, më nxirr një rast të vetëm që ka fituar një tender me një ofertë. Kurrë nuk do ta gjesh. Nuk ndiqja unë as edhe një kërkesë të vetme që nuk ishte me interes publik. Është e faktuar.

Çfarë i ka detyruar këta oligarkë që të fitojnë duke shkelur ligjin me Edi Ramën?

Berisha: Asgjë tjetër përveç korrupsionit. Asgjë tjetër përveç fuqisë së korrupsionit. Nuk ndiqja as edhe një kërkesë të vetme që nuk ishte me interes publik.

Meqënëse jemi tek Salillari, përpara 30 ditësh me ministren Elisa Spiropali, pavarësisht se Kodi i Etikës i Edi Ramës i ndalon të takohen me biznesmenë?

Berisha: Ku ka kod etike për këta. Këta i blejnë me lecka ministrat. Urdhëro. Kanë ndarë milionat këta me ministrat. Asnjë kryeministër në botë nuk e bën këtë. Pse nuk ja jep biznesit të vogël këto para. Tenderi fitohet vetëm me vendosje, që unë do të jap 99.9%, por nga 70-90 do mi japësh mua.