Kriza e çmimeve/ Berisha: Si kryeministër do hiqja menjëherë TVSH-në e ushqimeve

Çfarë vendimesh do të merrte Sali Berisha nëse do të ishte kryeministër, për të përballuar krizën e çmimeve?

Në Çim Peka Live, Berisha tha se një nga vendimet urgjente do të ishte heqja e TVSH-së për ushqimet bazë ushqimore.

Sali Berisha: Do hiqja menjëherë TVSH-në e ushqimeve, do ulte çmimet. Do nxisja prodhimin bujqësor. Kosova jep 400 dollarë për ha për grurin, Edi Rama jep 3 dollarë. Do nxisja biznesin e vogël. Qeveria ka mundësi të shumta për të lehtësuar kriza si kjo. Bujqësia ka humbur 670 mijë krerë, nga të cilat 180 mijë janë race. U kthyem te qumështi pluhur.